Lista Serbe sot “raporton” në Serbi, Vuçiq vendosë nëse serbët lënë Qeverinë e Kosovës

E publikuar: 27/03/2018 09:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nata dhe mëngjesi në veri të Kosovës kanë qenë të qeta.
Siç raporton B92-shi serb, sot përfaqësuesi e serbëve të Kosovës do të takohen me presidentin e Serbisë dhe do të marrin vendim nëse do vazhdojnë të jenë pjesë e Qeverisë së Kosovës, transmeton lajmi.net.

“Së pari, në mëngjes do të jenë në Beograd, ku fillimisht do të informojnë Presidentin e Serbisë dhe samiti e lartë të shtetit për vendimin për të lënë Qeverinë e Kosovës”, shkruan kjo medie.

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq u arrestua dje rreth 17 orë në Mitrovicë, ku ai po mbante një fjalim në kuadër të dialogut të brendshëm të Serbisë për Kosovën.

Njësia Speciale e Kosovës, e arrestoi Gjuriqin pasi institucionet e Kosovës i kishin refuzuar kërkesën për të hyrë në Kosovë. Pas kësaj, Gjuriq kishte thënë se ai do të jetë në Kosovë dhe “nëse munden le të më ndalin shqiptarë”. /Lajmi.net/