Lista Serbe rikthehet në Qeveri?

E publikuar: 17/10/2016 11:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendëskryeministri nga Lista Serbe, Branimir Stojanoviq, është rikthyer në Qeverinë e Kosovës

Burime të lajmi.net brenda Qeverisë, thonë se Stojanoviq është parë në zyrën e tij sot në ndërtesën e ekzekutivit.

Ende nuk dihet nëse rikthimi i tij në zyre, nënkupton edhe heqjen dorë nga bojkotimi i Qeverisë së Kosovës që nga 9 tetori ku Lista Serbe doli kundër Ligjit për Trepçën, duke ngrirë marrëdhëniet me institucionet e vendit. /lajmi.net