Lista Serbe pa vendim për Thaçin president

E publikuar: 29/01/2016 13:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetët e Lista Serbe ende nuk kanë vendosur nëse zëvendëskryeministrin aktual Hashim Thaçi do ta përkrahin gjatë zgjedhjes së presidentit të ri të Kosovës, thotë deputeti i Listës Serbe dhe kryetari i Partisë Progresive Demokratike, Nenad Rashiq për RTV Kim.

Ai tha se ende asgjë nuk është vendosur nga ana e Grupit Parlamentar të Listës Srpska.
“As nuk kemi biseduar në ndonjë nivel më të lart, por mendoj se bisedimet duhet të ndodhin sa më shpejt. Kam biseduar me disa kolegë të mi dhe kam thënë se bisedimet duhet filluar sa më shpejt, sepse nëse nuk i fillojmë me kohë bisedimet, ato nuk do t’i përfundojmë me kohë”, ka thënë Rashiq, transmeton Koha.net.