Lista Serbe ka gjasa që do ta votojë demarkacioni me Malin e Zi, raporton Gazeta Blic.
Burime të “Gazetës Blic” bëjnë të ditur se Lista Serbe pas negociatava të gjata dhe intensive, sipas të gjitha gjasave do ta votoj marrëveshjen për Demarkacionin.
Kujtojmë se “Gazeta Blic”, gjatë ditës së sotme ka raportuar se ka pasur negociata me zyrtarët e Listës Serbe për ti bindur ata që ta votojnë demarkacionin.
“Nëse nuk do të binden deputetët e Listës Serbe, atëherë sipas të gjitha gjasave mund të shtyhet seanca për demarkacionin edhe për javën tjetër. Gjatë tërë ditës së sotme janë zhvilluar negociata me përfaqësuesit e Listës Serbe për t’i bindur ata për ta votuar këtë marrëveshje, mirëpo deri më tani nuk ka diçka konkrete.

















