Lista Serbe kërkon nga BE t’i bëjë presion Prishtinës për Asociacionin

E publikuar: 11/11/2015 14:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri për Komunitete dhe Kthim në qeverinë e Kosovës, Dalibor Jevtiq, ka deklaruar sot se pezullimi i marrëveshjes për Asociacionin e Komunave serbe (AKS) nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, është përpjekje e shqiptarëve për të shtyrë implementimin e saj, dhe është i bindur se kjo do të ndikojë në kthimin e serbëve, shkruan Beta.

Jevtiq ka rikujtuar se garantues për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit është bashkësia ndërkombëtare nga e cila pret të reagojë, derisa në dialog pret që të dy palët të qartësohen për respektim dhe zbatim të atyre temave për të cilat janë dakorduar, transmeton lajmi.net.

“Mbi të gjitha, këtu bëhet fjalë për besimin që po mundohemi ta ndërtojmë tash e disa vite, për temat për të cilat jemi dakorduar duhen të zbatohen dhe më duket se këtu, para se gjithash, bëhet fjalë për shtyrjen e zbatimit të marrëveshjes për formimin Asociacionit të komunave serbe, marrëveshje kjo më e rëndësishmja për popullin serb në Kosovë”, ka shtuar Jevtiq.