Pas Istogut, befasi ka edhe në komunën me shumicë serbe, Kllokot.
Pa numërimin e votave me kusht, diferenca në mes dy kandidatëve ishte 10 vota.
Strahinja Spasiq i Listës Serbe i kishte 1.030 vota, e Bozhidar Dejanoviq 1020, shkruan lajmi.net.
Por votat me kusht janë pothuajse shumica në favor të Dejanoviqit, që e ka kaluar Spasiqin me 22 vota, që në total ka marr 1042 vota, ndërsa për Spasiqin janë 1032 vota, që në total janë sërish 10 vota diferencë.

















