Lista Serbe e quan “politike” diskutimin për shitjen e IPKO-s

E publikuar: 21/07/2020 14:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nënkryetari i parë i Komisionit parlamentar për Ekonomi, Zoran Mojsiloviq nga radhët e Listës Serbe ka thënë se askush nuk ka informata zyrtare për interesimin ose negociatat e Telekomit të Serbisë për blerjen e IPKO-s.

Derisa tha se këto diskutime nga kolegët e tij deputet janë politike, ka pyetur bordin në këtë raportim se a është vetëm Telekom Serbia në garë për IPKO.

“Unë e kuptoj se këto diskutime janë politike. Por më intereson të dijë a është i vetmi Telekomi i Serbisë që ka shpreh interesim për IPKO-n”, ka pyetur Mojsiloviq.

Anëtari i bordit të ARKEP Hazir Hajadri iu është përgjigjur deputetit në fjalë bazuar në raportimet në media.

“Operatori serb ka ofruar 155 milionë euro për blerjen e IPKO-s dhe është operatori më serioz. Por, këto informata i kemi vetëm nga ato që kanë qarkulluar në media”, tha Hajdari.