Trajneri i Argjentinës Gerardo Martino publikoi listën përfundimtare të 23 futbollistëve që do të përfaqësojnë La Selecion në Kupën Amerikës që do të zhvillohet në Kili nga data 11 Qershor deri në 4 Korrik. Ashtu sic edhe pritej mungojnë surprizat në zgjedhjet e numrit 1 të Argjentinës pasi të gjithë futbollistët e rëndësishëm janë grumbulluar nga Martino. Kështu në eventin që do të zhvillohet në Kili nëkampionët e Botës do të udhëhiqen nga emra të tillë si Lionel Messi, Sergio Aguero, Carlos Tevez, Gonzalo Higuain, Javier Mascherano, Angel Di Maria apo edhe Martin Demichelis, Ezequeil Garay e Sergio Romero. Të tjerë lojtarë që kanë një rëndësi jo të vogël në kombëtaren albiceleste dhe që bëjnë pjesë në listën prej 23 emrash të Gerardo Martinos janë edhe Lucas Biglia, Marcos Rojo, Ezequiel Lavezzi, Javier Pastore, Erik Lamela dhe Nicolas Otamendi. Në Kili Argjentina do të synojë të fitojë trofeun e saj të 15-të në Kupën e Amerikës. La Selecion bën pjesë në grupin B sëbashku me Uruguain, Xhamajkën dhe Paraguain dhe ndeshjen e saj të parë në kompeticion do ta ketë pikërisht ndaj këtyre të fundit./ss/
Lista finale për Kupën e Amerikës, Tevez do të jetë me Argjentinën
NGA KATEGORIA