Lista e LDK-së, Arifi: Elektorati çoi një mesazh duke votuar kandidatët e rin

E publikuar: 07/01/2026 07:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në emisionin Rubikon në Klan Kosova, mbrëmë u diskutua edhe rreth atyre që tashmë i kanë siguruar votat për t’u bërë deputet të legjislaturës së 10-të të Kuvendit të Kosovës.

Analisti Avni Arifi, duke komentuar përbërjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës tha se elektorati i kësaj partie dha një mesazh të qartë duke votuar kandidatët e rinj.

“14 deputetë, tre janë që nuk kanë qenë struktura të LDK-së. Ky është një mesazh që elektorati ia ka dërguar Lidhjes Demokratike të Kosovës. Janina shumë aktive, Ermali ka qenë i njohur si analist dhe janë shpërblyer njerëzit të cilët kanë qenë shumë aktiv”, deklaroi Arifi në Klan Kosova.