Lirohet nga spitali, ish-kryeministri Nano rikthehet në shtëpi pas 1 muaji

E publikuar: 21/09/2023 09:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-kryeministri Fatos Nano ka dalë nga spitali dhe është rikthyer në shtëpi pak më parë.

Mësohet se ai është shoqëruar me ambulancën e spitalit privat Hygeia.

Ish kryeministri ishte shtruar në spital që prej 24 gushtit pasi kishte probleme me frymëmarrjen dhe vuante nga një sëmundje Pulmonare Obstruktive Kronike e quajtur ndryshe si SPOK.

Gjatë kësaj kohë, Nano u nderua nga Kryeministri Edi Rama me medaljen e mirënjohjes publike.