Gjykata e Krujës ka liruar nga burgu, Genc Tafilin, vëllanë e të burgosurit të njohur, Admir Tafili.
Vendimi i lirimit është dhënë ditën e sotme nga gjyqtarja E. Hoxha në Gjykatën e Krujës.
Sipas vendimit, Genc Tafili është liruar pasi ka vuajtur 17 vite burg fizik në burgun e Fushë Krujës.
Genc Tafili bashkë me Admir Tafilin akuzohen se kanë vrarë në aksion, Komisarin e Policisë Arben Zylyftari.


















