Drejtori rajonal i Policisë së Kosovës, Nehat Thaçi, i arrestuar ditë më parë nga autoritetet në Serbi është liruar nga paraburgimi.
“Po, tani mund ta konfirmojmë se z. Thaçi është liruar dhe pas procedurave të domosdoshme shumë shpejt do të kthehet në Kosovë”, ka thënë Faton Abdullahu, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës.
Ndryshe, Thaqi ishte në paraburgim që nga 28 shtatori, kur u arrestua në bazë të vendimit të Gjykatës së Lartë në Nish për kapjen e tij, nga viti 2010.