Lirohet Albin Kurti, thotë se në Vetëvendosje nuk ka ‘babë’ (VIDEO)

E publikuar: 29/12/2017 21:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish- kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti për herë të parë është deklaruar për përçarjet brenda kësaj partie.

Thotë se me dialog do të tejkalohen të gjitha mospajtimet e fundit.

Flet edhe për kushtin e vënë nga Dardan Molliqaj dhe të tjerët që ai mos të garojë për kreun e partisë.

Thotë se në Vetëvendosje nuk ka as nuk ka pasur kurrë babë.

Bashkë me Kurtin, nga paraburgimi u lirua edhe deputetja Donika Kadaj-Bujupi, e cila tha se lirimi i tyre është i mangët pa lirimin e aktivistëve të dënuar dhe zbardhjes së vdekjes së Astrit Deharit.

Kurti, Kadaj- Bujupi dhe deputetët Faton Topalli dhe Albulena Haxhiu akuzohen për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.