Janë liruar kosovarët të cilët ishin të bllokuar për më shumë se 18 orë në pikën kufitare Serbi-Kroaci, kanë konfirmuar burimet e Dukagjinit.
Edhe Bashkimi Evropian (BE) ka thënë se Serbia me bllokimin e kosovarëve ka shkelur Marrëveshjen e Lëvizjes së Lirë.
Ende nuk ka informacione për të ndaluarit në pikën kufitare Serbi – Hungari.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka njoftuar se më 16 prill, në orët e vona, pak orë pas votimit në favor të Kosovës të Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, institucionet janë njoftuar, që në vendkalimin kufitar Kroaci-Serbi, në Batrovc autobusë të operatorëve të ndryshëm të Republikës së Kosovës, të cilët duhej të kalonin tranzit nëpër Serbi, janë ndaluar nga autoritetet kufitare të Serbisë.
Sipas MPJD-së, qytetarët e Kosovës që po vinin në drejtim të Kosovës janë ndaluar edhe në kufirin me Hungarinë, në pikat kufitare në Shid dhe Suboticë, te vendkalimi kufitar Dheu i Bardhë dhe nuk po lejohen as të lëvizin përpara dhe as të kthehen pas.
Sipas tyre, të gjithë udhëtarëve u janë marrë dokumentet personale si dhe ato të autobusëve.