Policia e Mbretërisë së Bashkuar ka liruar tre persona, të cilët ishin arrestuar më parë në lidhje me sulmin e fundit terrorist në Manchester Arena, njoftoi Policia në një deklaratë, raporton Sputnik.
“Sot kemi liruar pa akuza dy burra të moshës 20 dhe 24-vjeçare nga zona Fallowfield dhe një burrë 37 vjeçar nga zona e Blackley”, tha deklarata, transmeton portali Arbresh.info.
Më 22 maj, një shpërthim ndodhi jashtë stadiumit të Manchester-it në fund të koncertit të këngëtares amerikane Ariana Grande, duke marrë jetën e të paktën 22 personave dhe duke lënë 120 të plagosur.