Babai i këngëtares Dua Lipa, Dukagjini, ka folur rreth festivalit “Sunny Hill” i cili ka nisur sot dhe do të vazhdojë deri më 7 gusht.
Ai përmendi pandeminë COVID-19 e cila e ndaloi festivalin për dy vjet, por u shpreh i lumtur që u rikthye dhe sjell artistë më të mëdhenj të muzikë moderne.
“Në krejt botën e kemi pasur një ndalesë të madhe, çdo gjë është ndërprerë në mendjen tonë, që asgjë s’do të organizohet më si përpara, por ja ku jemi. Pas dy vitesh po organizojmë festivalin më të madh në rajon, festivalin me emrat më të mëdhenj të muzikës moderne”.
“Në vendin kur krejt Evropa nuk e pret organizmin e një festivali të tillë, një vend që papasur trazira dhe që vazhdon të ketë trazira. Një vend i cili me dekada kapërcen në probleme pak me fajin e fqinjëve pak me fajin tonë, por ia dalim gjithmonë duke u mbështetur në pjesët pozitive”.
Lipa tha se Parku i Gërmisë nuk ka qenë dëshirë e tyre për t’u mbajtur festivali këtë vit, dhe për këtë pati një arsye.
“Gërmia s’ka qenë dëshira jonë për ta mbajtur festivalin, sepse përveç që është parku i qytetit, është hapësira më e vështirë të organizohet një festival i përmasave të tilla, pa ndihmën e policisë kishte me qenë e pamundur”.
“Për të gjithë ata që duan të vijnë, duhet ta dinë që është hapësira më e ruajtur dhe më e sigurt”, tha Lipa, njofton Klankosova.tv.