Tani ajo duket se ajo do të jetë pjesë për raundin e ri që do të mbahet në mbrëmjen e sotme.
Në një fotografi që Linda ka publikuar në Instagram, ajo thotë se është e gatshme për raundin e radhës duke e cilësuar këtë javë si java e Hollywoodit, transmeton Klan Kosova.
“Ta shohim kush kalon në raundin e ri. Më uroni fat sonte, java e Hollywoodit. Niveli i intenzitetit – 1000 %. Suksese të gjithëvë” ka shkruar Halimi në llogarinë e saj në Instagram.Gjatë audicionit të parë, Linda mahniti anëtarët e jurisë me zërin e saj duke kënduar këngën e famshme “It is a man’s world” të James Broën.Për më tepër, këngëatarja u bë inspirim edhe për shumë gra amerikane që vuajnë nga mbipesha, pasi që ajo e tregoi historinë e saj dhe se sa fort kishte punuar që t’i largonte kilogramët e tepërt për të ardhë në formën që është tani.


















