Linda Halimi mahnit jurinë e “American Idol” (VIDEO)

E publikuar: 07/01/2016 09:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këngëtarja Linda Halimi ka shkëlqyer në paraqitjen e saj të parë në spektaklin e madh amerikan “American Idol”.

Halimi u paraqit me këngën e njohur “It’s a Man’s World” dhe u vlerësua lart nga juria e përbërë nga Jennifer Lopez, Harry Connick dhe Keith Urban.

Këngëtarja e njohur J-Lo, që është pjesë e jurisë prej pesë vjetësh, ka thënë se Linda ka një zë të fuqishëm dhe me plot dëshirë është shprehur se dëshiron ta shohë të jetë pjesë e garës edhe në fazën e ardhshme.

Të tre anëtarët e jurisë votuan pro kalimit të Lindës në fazën e ardhshme.

Edhe faqja zyrtare e spektaklit në “Facebook” i ka kushtuar vëmendje të veçantë kosovares duke e postuar një video në të cilën thotë: “Çfarë historie inspiruese…dhe ajo ka shumë talent”.

Në prezantimin e saj, Linda tregon se është nga Kosova dhe se ka ëndërruar përherë një moment të tillë. Si gjithmonë, edhe në këtë video ajo shihet me partnerin e saj, reperin Big D.

https://www.youtube.com/watch?v=awgw-z-D5Yg