Bitcoin, është lindur në Krime, peshon 3 kilogram dhe është plotësisht i shëndetshëm.
Një çift nga Krimea e Ukrainës, vendosen që djalin e tyre të porsalindur ta emërtojnë me emrin ‘Bitcoin’ për nderë të kriptovalutës më të shtrenjtë në botë, shkruajnë mediat lokale, përcjell Telegrafi.
Sipas babait të djalit, Simferopol Oleg, ai dhe gruaja e tij donin të tregonin mirënjohjen e tyre ndaj kriptovalutës Bitcoin.
Për më tepër, babai i ri tashmë ka menduar edhe emrat për fëmijët e tij të ardhshëm. Nëse do të jetë djalë ai ka në plan të emërojë atë ‘Satoshi’, sipas Satoshi Nakamoto, krijuesit të pretenduar të Bitcoin, por nëse do të jetë vajzë, ai do të emërojë ‘Dash’, një emër tjetër i një kriptovalute.
Bitcoin është kriptovaluta më e njohur dhe më e shtrenjtë në botë, u nis në vitin 2009 si një alternativë ndaj monedhave të mbështetura nga qeveritë. /Telegrafi