Një grua nga Vietnami së fundmi ka sjell në jetë fëmijën që peshon 7.1 kilogramë, duke pranuar se kishte mbetur e “shokuar” me përmasat e foshnjës që e lindi me prerje cezariane.
“Kemi mbetur të shokuar kur mjekët na thanë se fëmija peshon 7.1 kilogramë”, ka deklaruar Franc, babai i foshnjës Tran Van Kvan, duke shtuar se mjekët i kishin thënë gruas së tij gjatë shtatzënisë se beba do të jetë e rëndë pesë kilogramë, transmeton Telegrafi.
Stafi i spitalit ka konfirmuar se djaloshi Tran Van Kvan është vërtetë i rëndë, duke mos dhënë detaje tjera.
Kjo bebe është bërë kryelajm i medieve vietnameze, për shkak të peshës trupore.
Sipas librit të rekordeve Guiness, e mban një italiane e cila në vitin 1955 solli në jetë foshnjën e rëndë plot 10.2 kilogramë. /Telegrafi/