Riprocedimin e amendamenteve kushtetuese për ndryshim në Kuvendin e Kosovës e ka kundërshtuar edhe kreu i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj.
Duke ia përmendur rregulloret e Kuvendit dhe Kushtetuesen, Limaj e këshilloi Veselin që të mos e pranojë riprocedimin e këtyre amendamenteve dhe t’ia kthej qeverisë.
“E ki obligim formal kushtetues me i ndjek edhe njëherë procedurat që janë ndjekur herën e kaluar. Qeveria e Kosovës e ka kryer punën e vet. Po këtu kem përshtypjen që ty nuk po të këshillojnë mirë këshilltarët dhe i kanë mëshu me procedurë të shkurtër”, tha Limaj.