Limaj: Unë dhe Haradinaj në Hagë u gjykuam nga OKB-ja

E publikuar: 09/06/2015 09:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thënë se në Hagë bashkë me Ramush Haradinajn është gjykuar nga OKB-ja.

“Unë dhe Ramush Haradinaj në Hagë jemi gjykuar nga OKB-ja. Kanë pasur punë me individ dhe jo me shtetin e Kosovës”, ka thënë Limaj për RTV “Besa” në Prizren.

Ai ka kundërshtuar formimin e Gjykatës Speciale.

Sipas tij, formimi i kësaj gjykate prek drejtpërdrejt sovranitetin e Kosovës.

“Ne e kemi dëshmuar pafajësinë, jo me llafe”, ka thënë Limaj, transmeton PrizrenPress.

Ai tregon se opozita nuk është kundër hetimeve të individëve, por kundër tkurrjes së sovranitetit të vendit.

“Kosovës po i kërkohet me e tkurr sovranitetin e vet. Askush nuk ka të drejtë ta negociojë sovranitetin e vendit”, tha Limaj.