Limaj tregon se si do të funksionojë komisioni i përbashkët Kosovë-Mal i Zi për kufirin (Video)

E publikuar: 22/02/2018 23:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh kryetar i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka shprehur optimizmin e tij se një komision i përbashkët Kosovë-Mal i Zi për shënimin e kufirit ndërmjet dy vendeve do të zbërthejë të gjitha dilemat për këtë proces.

“Tash do t’i besojmë komisionit të përbashkët. Të shkojë atje një komision, dhe ta kryejë këtë punë”, ka thënë Limaj, në RTV Dukagjimi.

“Ne kemi bërë atë që mund të bëhet. As nuk e kemi bërë për të mashtruar, as për t’iu hedhur hi syve. Nëse nuk ka një komision të përgjegjshëm, ta bën edhe më keq. Një qeveri e papërgjegjshme ta bën edhe më keq”, është shprehur ai.

“Ideja është t’i rrimë afër. Duhet ta përfshijmë tash edhe Parlamentin. Ato hapa që nuk janë respektuar në të kaluarën, unë jam për transparencë”, ka thënë Limaj.

“Do të doja që komisioni parlamentar ta mbikëqyrte atë komision. Do të doja që në atë komision të përfshihej pozitë e opozitë. Të mos lëmë asnjë dilemë”, ka theksuar Limaj.