Limaj tregon se pse i prishi raportet me ish-shefin e tij në Qeveri e Parti

E publikuar: 25/10/2015 22:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, gjatë një konference sot ka treguar edhe një arsye se pse ka prishur raportet me kreun e PDK’së, Hashim Thaçin.
“Ndihem krenar që me të na ka bashkuar projekti i madh për lirinë e Kosovës, por ndihem edhe më krenar që më Thaçin na ka nda pikërisht projekti i futjes së Serbisë në Kosovë. Në momentin kur ai u fut në projektin për ta futur Serbinë në Kosovë, në jemi larguar nga ai projekt, dhe me bashkëpunëtorët e mi që jemi larguar sot ndihemi krenar, po ashtu neve na vjen keq që e kemi parë atë duke luajtur futboll përballë me njeriun i cili ka qenë dora e djatht e Millosheviqit, e ai ka luajtur me kokat e bashkëluftëtarëve tanë’, ka thënë Limaj kur është pyetur nga gazetarët për deklaratën e Thaçit se opozita po përdorë model rus opozitar.