Limaj thotë se Zafir Berisha do të bëhet kryetar i Prizrenit në zgjedhjet e ardhshme

E publikuar: 24/12/2016 21:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lideri i Nismës, Fatmir Limaj, shprehet i bindur se në zgjedhjet e ardhshme, kandidati i Nismas, Zafir Berisha, do të jetë kryetar i Prizrenit.
“Nisma në krye me Zafir Berishën, nga viti i ardhshëm, do të drejtojnë Prizrenin”, thotë Limaj, shkruan PrizrenPress.

Sipas tij, bandat në pushtet, janë duke e keqpërdorë Prizrenin.

“Nuk do të lejojmë që Prizreni të keqpërdorët nga bandat”, thotë Limaj.

Zafir Berisha në zgjedhjet e fundit lokale të vitit 2013, si kandidat i BD-së për kryetar të Prizrenit, pat marrë mbi 9 mijë vota. Pas këtyre votave, ai morri një ofertë goxha të majme nga ish-kryetari i PDK-së Hashim Thaçi.

Thaçi i pat ofruar gjithçka Berishës vetëm ta pranojë të mbështesë Ramadan Mujën në garën e balotazhit me 1 dhjetor.

Lideri i Nismës, Fatmir Limaj, ndërkaq tregon se Nisma në Prizren, është zgjeruar.

“Prandaj edhe nuk do të mungojnë rezultatet”, shprehet Limaj.

Ai fton qytetarët e Prizrenit, që t’i bashkohen Nismës.

“Ftoj qytetarët që t’i bashkohen Nismës. Ka ardhur koha që të ndryshojmë keqqeverisjen në Prizren”.

Sipas tij, pushtetarët janë kthyer në rrezik për vendin.

“Është koha e fundit që qytetarët të mobilizohen dhe të mos rrinë indiferent”.

Ndërkaq, Zafir Berisha nuk e ka fshehur asnjëherë ambicien për t’u bërë kryetar i Prizrenit. Ai,tashmë e ka shpallur kandidaturën për kryetar të këtij qyteti.

Berisha shprehet i bindur se do të dalë fituese në Prizren, në zgjedhjet e ardhshme lokale.

“Fitorja në këtë komunë, do të ndikojë që alternativa e Nismës të fuqizohet në të gjithë Kosovën”, thotë Berisha.