Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thënë se subjekti i tij do të marrë pjesë në protestën e thirrur nga AAK për me 14 maj, mirëpo ai ka theksuar se AAK-ja nuk është dashur ta ftojë vetë protestën.
“Aleanca e ka paraqitë atë datë dhe unë personalisht nuk mendoj se është problem i madh sepse në qoftë se e ka paraqit datën duhet të gjithë së bashku të shkojmë sepse nuk ka marrë një vendim që është në kundërshtim me kauzën e opozitës. Në situata të tilla do të duhej të uleshim si gjithëherë por ne do ti bashkohemi”, tha Limaj në emisionin ‘Argument Plus’ për RTV21.
Më pas ai shtoi se shpreson që Lëvizja Vetëvendosje të marrë pjesë në këtë protestë.
‘Shpresoj që po”, tha Limaj.


















