Limaj: Të publikohet raporti i autopsisë

E publikuar: 24/05/2015 18:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lideri i Nisma-s për Kosovën, Fatmir Limaj ka kërkuar që të publikohet raporti i autopsisë i bërë në Kosovë ndaj nëntë të vrarëve në Kumanovë.

Limaj përmes një postimi në Facebook ka theksuar se ne nuk besojmë në asnjë hetim apo ekspertizë që vjen nga regjimi kriminal i Gruevskit, prandaj kërkojmë që mënjëherë të bëhen publike raportet e ekspertëve tanë.
Lexoni postimin e plotë:
Duke shprehur gjithë mirënjohjen për ekipin e ekspertëve tanë mjekoligjor, të cilët shumë shpejt ju përgjigjën dhe mbaruan autopsinë e djemëve të vrarë në Kumanovë.
Kërkojmë që mënjëherë të bëhet publik raporti i ekspertëve tanë për tu njohur me të vërtetën, pasi që shumë shkrime e fjalë janë thënë këto ditë për rrethanat e vrasjeve të djemëve tanë.
Ne nuk besojmë në asnjë hetim apo ekspertizë që vjen nga regjimi kriminal i Gruevskit, prandaj kërkojmë që mënjëherë të bëhen publike raportet e ekspertëve tanë dhe kështu opinioni sa më parë të dij se për aq sa mund të dihet nga ky raport një pjesë e së vërtetës se si janë vrarë dhe në çfarë gjendje kanë qenë kufomat e të vrarëve, kjo tani është urgjente.
F. LIMAJ