Në seancën plenare ku po diskutohen projektligji për Trepçën, Kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj ka kërkuar që të votohet projektligji i Trepçës në lexim të parë por me kushtin që të mirren parasysh vërejtjet e grupeve parlamentare.
“Ky është një projektligj që meriton ta pranojnë në mënyrë paarimore, por përsëri kërkohet bashkëpunim se Trepça nuk është e një qeverie me mandat por është pasuri e Kosovës Prandaj duhet të mirren parasysh vëretjtet e çdo grupi parlamentar. Në leximin e dytë të ketë kohë të mjaftueshme që të përmisohen gabimet, ndryshshmet që duhet. Kërkoj t’i japim parimisht mbështetjen këtij ligji ne lexim të parë.” tha Limaj