Fatmir Limaj, kryetar i NISMAS per Kosoven, i ftuem n’emisionin politiko-satirik ‘Rrokum Roll’ ne Televizionin Rrokum, ka theksue se Nisma per Kosoven ka fillue nji projekt me qytetaret, tue shtue se nuk ka asgja te sakte se Nisma ka me ndrrue emnin.
Limaj spjegoi se Nisma asht me orientim social demokrat dhe vazhdon vizionin e saj me profilin e saj te socialdemokracise ne Kosove.
Nisma po shtrihet kudo dhe ne zgjedhjet e fundit Nisma ka pase dikun 12 % te elektoratit, tha ai.
Fatmir Limaj potencoi se vendi ka nevoje per nji riorganizim te grupeve te rinise dhe te gjithe atyne qe jane zhgenjye, tue shtue se meritokracia asht vlere qe duhet respektue, por edhe NISMA simbas Limajt e ka kete veçanti.
Mos ja jepni voten atyne qe ju kane rrejt, tha Limaj, sepse politikes kosovare duhet me ja kthye moralin.
Sidomos i ashper dhe vleresues ishte zoti Limaj ndaj Ligjit per Gjykaten Speciale. Ky ligj dhe ndryshimet qe i kerkon kane me kthye Kosoven 20 vjet mbrapa, dhe prek sovranitetin e shtetin.
Kosova duhet me u ba unike dhe me i thane prerazi BE’s – JO, nuk ban me u prek sovraniteti i shtetit!
Limaj apeloi te deputetet me bindje e dinjitet se nuk duhet me doren e tyne me prek sovranitetin e shtetit, sepse Ligji ne fjale asht anitkushtetues.