Kryetari i Nismës Fatmir Limaj thotë se këmbëngulësia e pozitës e ka sjellur vendin në gjendjen që është.
Ai ka thënë se Kushtetuesja ka gjetur se marrëveshja për Asociacionin e nënshkruar në Bruksel, është në kundërshtim me Kushtetetutën.
“Këmbëngulësia e kësaj mazhorance për të mos reflektuar e ka sjellë vendin në pozitën që është. Ata njerëz në vend që të reflektonin me kohë dhe të pranonin shkeljen ata shkonin tutje. Këtu nuk kemi të bëjmë me shkelje formale. Habitem se si një delegacion i joni ka shkuar në Bruksel dhe ka nënshkruar parime të cilat Gjykata ia gjeti të gjitha pikat se kanë shkelje. Ata njerëz duhet të marrin përgjegjësi politike”, ka thënë Limaj në emisionin “Debat” në RTK me autor Ridvan Berisha.
“Në këtë moment, Qeveria Mustafa do të duhej pa e pyetur askënd dhe pa ia kërkuar askush të jeptë dorëheqje”, ka thënë Limaj.
Shteti është dëmtuar nga deputetët e pozitës. Pushteti përdori policinë për të mbrojtur një marrëveshje që është në kundërshtim me Kushtetutën.


















