Limaj i shqetësuar për gjendjen e ish-kryeministrit

E publikuar: 15/01/2018 11:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Limaj- Mustafës i uron përmirësim të gjendjes shëndetësore

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka reaguar pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të ish kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa.

Limaj thotë se nga momenti që u bë publik lajmi për gjendjen shëndetësore të Mustafës ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me drejtues të LDK-së dhe familjarë të Mustafës.

Ai ka uruar që Mustafës t’i përmirësohet gjendja shëndetësore dhe t’i kthehet aktiviteteve politike.

“Nga momenti që u bë publik lajmi për përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të z. Isa Mustafa, kam qenë në kontakt të vazhdueshëm me familjarë dhe drejtues të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Z. Mustafa i uroj përmirësim të gjendjes shëndetësore, në mënyrë që t’i kthehet familjes së tij dhe aktiviteteve politike e institucionale”, thuhet në reagimin e Limajt.

Ish-kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa sot do të udhëtojë drejt Gjermanisë për trajtim të mëtejmë mjekësor. Ai është në vetëdije të plotë ndërsa që ekzaminimi jashtë vendit bëhet në pajtim me familjen e tij, për të hequr të gjitha dyshimet./21Media