Limaj: Safqiu i Stupcave ndihmoi në luftën çlirimtare

E publikuar: 08/01/2016 01:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj e ka komentuar në Interaktiv skeçin e Stupcave për UÇK-në. Ai ka thënë se e respekton të drejtën e lirisë së shprehjes dhe bërjes së artit.

Sipas tij, luftën çlirimtare më shumë e kanë dëmtuar deputetët e koalicionit qeverisës. Limaj ka treguar se gjatë luftës përkrahës i saj me disa filmime dhe një letër përkrahëse ka qenë edhe aktori Mensur Safqiu, pjesë e Stupcave.