
Sot do të vazhdojë seanca në rastin e Ministrisë së Transportit ku njëri prej të akuzuarve është edhe deputeti Fatmir Limaj.
Limaj bashkë me katër tjerë akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, korrupsion dhe marrje ryshfeti.
Te pandehurit akuzohen për krim të organizuar, keqpërdorim të pozitës zyrtare, keqpërdorim të autorizimeve ekonomike dhe, marrje dhe dhënie ryshfeti.
Aktakuza është ngritur si “e konsoliduar”, si rezultat i bashkimit të dy rasteve mbi të cilat janë zhvilluar hetimet, që ndryshe njihen edhe si MTPT1 dhe MTPT 2.
Megjithatë në seancën paraprake mbrojtja ka kundërshtuar këtë aktakuzë ndërsa vetë Limaj e ka quajtur atë politike.
Seanca fillon në orën 10 në Pallatin e Drejtësisë.
Në ndërkohë Gjykata e Apelit e ka caktuar seancën e kolegjit për rastin “Kleçka”.
Ndonëse ishte raportuar se ajo do të mbahet më 18 nëntor, pikërisht sot kur pritet të mbahet edhe ajo e MTPT-së, séance është shtyrë për datat 1 dhe 2 dhjetor.
Ankesa e prokurorit Maurizio Salustro kishte dërguar rastin në Gjykatën e Apelit. Kjo e fundit kishte vendosur që rasti të mos kthehet në rigjykim, por të gjykohet nga një kolegj i saj.