Kryetari i Nisma Social Demokrate, Fatmir Limaj, ka uruar përfaqësuesit politikë shqiptarë të Luginës së Preshevës pas rezultatit të arritur në zgjedhjet parlamentare ku kanë fituar katër mandate.
“Sa herë që shqiptarët janë bërë bashkë rezultatet nuk kanë munguar. Rezultatet e zgjedhjeve në Serbi tregojnë për një rezultat të jashtëzakonshëm të Alternativës Demokratike Shqiptare”, ka thënë Limaj, transmeton Klan Kosova.
“Tani zëri i qytetarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit do të dëgjohet edhe më shumë në Kuvend përmes deputetëve shqiptarë të zgjedhur me votën e qytetarëve të Luginës”.

















