Fatmir Limaj dhe 9 bashkëluftëtarët e tij do të gjykohen për herë të tretë për rastin “Kleçka”.
Gjykata e Apelit tashmë ka caktuar seancën e Kolegjit për rastin “Kleçka”.
Lajmin për Rrokum TV e ka bërë të ditur zëdhënësi i Gjykatës së Apelit, Arbër Jashari.
“Ju njoftoj se seanca në rastin Kleçka është caktuar të mbahet më 18.11.2015. Kolegji do të jetë në përbërje prej dy gjyqtarëve ndërkombëtarë dhe një vendorë”, thuhet në njoftimin e Jasharit.
Ankesa e prokurorit Maurizio Salustro kishte dërguar rastin në Gjykatën e Apelit. Kjo e fundit kishte vendosur që rasti të mos kthehet në rigjykim, por të gjykohet nga një kolegj i saj.