Limaj për Ahmet Isufin: Komandanti që 1 jetë ia ka kushtu Kosovës e Anamoravës, dikur si të rinj, e kemi pa si udhëzues të atdhedashurisë

E publikuar: 31/01/2025 09:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në tubimin e mbajtur sot, nga koalicioni AAK-Nisma, fjalën e mori edhe kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Ai u ndërlidh me fjalimin e kandidatit për deputet nga AAK, njikohësisht edhe komandantit Ahmet Isufi, ku Limaj me ironi tha se “Ahmeti koka nervozu keq, e me bo nërvoz Ahmeti duhësh me kon shumë i keq”.

Limaj shprehu respektin më të madh për Isufin e veprat e tij, në veçanti gjatë kohës ku vendi ynë ishte në luftë.

“Më lejoni që në mënyrë të veçantë t’i shpreh respektin dhe mirënjohjen time, komandantit të zonës, bashkëveprimtarit që 100 jetë ia ka kushtu Kosovës, Gjilanit e Anamoravës. Ne dikur, si pak më të ri e kemi pa si udhëzues të atdhedashurisë, se si duhet atdheu.” – tha Limaj për komandant Isufin.

“Krejt çka ka simbol liria e Kosovës është te ky djali i juaj këtu.”

Limaj theksoi se nëse dikush ka arsye me u cu në këmbë e me dërgu qeverinë në shtëpi, më 9 shkurt, ajo është Anamorava.

“Nuk ka se si ofendohet një rajon më shumë se kaq. Për 4 vite ju ka poshtëruar, ju ka ofenduar, e ka lënë këtë rajon si zorrën qore, vjen këtu ju shet fall. Nuk e di se si ai ka fytyrë me ardh me kërku votë këtu.”

“Nëse e votoni ofendimin, ofendimi s’ka me u ndalë. Nëse e votono fyerjen kurrë ska me ju nalë. Nëse e votoni dembelin, kurrë s’ka me punu.” – tha Limaj duke i bërë thirrje pjesëmarrësve që të votojnë për koaliconin AAK-Nisma, më 9 shkurt