Limaj paralajmëron manifestim për shprehje të pakënaqësisë

E publikuar: 06/11/2015 17:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nisma për Kosovën, sot ka mbajtur takim me kryetarët e degëve të Nisma-s, ku të pranishëm ishin, kryetari i Këshillit Kombëtar të Nisma-s, Jakup Krasniqi, kryetari i Nisma-s, Fatmir Limaj, dhe anëtarë tjerë të kryesisë së Nisma-s.

Sipas komunikatës së dërguar nga Nisma, takimi ka filluar nga Limaj, i cili ka informuar kryetarët e degëve rreth zhvillimeve të fundit politike në vend, transmeton Koha.net.

Ai më pas foli edhe për intensifikimin e punës rreth organizimit të manifestimit të shprehjes së pakënaqësisë.

“Kryetarët e degëve i kanë dhënë përkrahje dhe kanë mbështetur qëndrimin që po mbanë kryesia e NISMA për Kosovën, dhe rolin që po luan si opozitë e bashkuar, për të pamundësuar jetësimin e marrëveshjeve të dëmshme për vendin që po ia sjell koalicioni qeverisës”, thuhet në komunikatën e dërguar nga Nisma.

Gjithashtu, në këtë takim është folur edhe për hapat tjerë që do të ndërmerren nga opozita e bashkuar, karshi sfidave që po i vijnë vendit.