Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj tha se nuk pret ndonjë ndryshim sot, në përpjekjen e 53-të për konstituim të kuvendit.
Ai para mediave foli shkurt, duke thënë se nuk sheh mundësi për ndonjë ndryshim, raporton KosovaPress.
Limaj: S’po shoh ndonjë mundësi të ndonjë ndryshimi sot
(Video)
“Nuk pres ndonjë ndryshim sot, tani më besoj se tashmë duhet me lënë vendimin e Gjykatës Kushtetuese…S’po shoh ndonjë mundësi të ndonjë ndryshimi sot”, deklaroi Limaj.
Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme nga data 27 korrik deri më 8 gusht, ku deputetëve u ndalohet të ndërmarrin çdo veprim e vendim që lidhet me konstituim të kuvendit.

















