Zëvendës kryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj njëherit Kryetar i Nismës Social demokrate ka ngushëlluar familjen Haradinaj me rastin e vdekjes së babait të Kryeministrit Ramush Haradianaj, bacës Hilmi.
Limaj tha se e mori lajmin për vdekjen e tij me dhimbje të thell dhe se do ta kujtojnë bacën Hilmi si një burrë që dha shumë për Kosovën./infosot/
Postimi i Plotë:
Me dhimbje të thellë morëm lajmin për vdekjen e babait të heronjve të Kosovës, Luan e Shkelzen Haradinajt, bacës Hilmi.
Në emër të Nismës Socialdemokrate dhe në emrin tim personal i shpreh ngushëllimet më të sinqerta kryministrit Haradinaj, familjes dhe gjithë miqve të bacës Hilmi! Bacën Hilmi do ta kujtojmë gjithmonë si një burrë të urtë, i cili i dha shumë Kosovës.
Lavdi jetës dhe veprës se tij! Pusho i qetë baca Hilmi! FL.


















