Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se Intelektualët janë për Kosovën fituese.
Gjatë njjë tubimi elektoral, ia ka thënë s ejanë mbledhur për një mision të madh që ta nxjerrin Kosovën nga udhëkryqi.
“Kosova ka kaluar nëpër shumë periudha sfiduese dhe ka endërruar për një të ardhme më të mirë, ku djemtë dhe vajzat e shkolluar janë burim i forcës dhe progresit. Jemi mirënjohës për ata që kanë dhënë kontributin e tyre në arsimin dhe edukimin tonë, dhe që, edhe pse nuk janë më, vazhdojnë të na udhëheqin me trashëgiminë e tyre”.
“Sot, ne jemi mbledhur për një mision të madh: ta nxjerrim Kosovën nga udhëkryqi ku ka ngecur. Kosova ka nevojë për intelektualët që të bashkohen, të sjellin ide dhe mundësi të reja që do të ndihmojnë vendin të ecë përpara. Pas katër vitesh stagnimi dhe degradimi, është koha që të ndërmarrim hapa të vendosur për të kthyer dinjitetin dhe shpresën në këtë vend. Ky është një mision për të dhënë drejtim të ri, për ta bërë Kosovën fituese, veçVEPRA”, ka shkruar Limaj në Facebook.