Limaj: Mustafa e Thaçi po e ndajnë Kosovën duke krijuar Asociacionin

E publikuar: 25/08/2015 12:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kreu i NISMA Fatmir Limaj ka komentuar paralajmërimet nga Brukseli për arritjen e marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe duke thënë se ka filluar një mashtrim i madh duke legjitimuar një entitet të pavarur dhe duke e ndarë përfundimisht Kosovën
Lexoni statusin e plotë në Facebook:

Filluan me mashtrim të madh. Filluan duke i quajtur bisedime teknike, e tashmë po i përfundojnë ato duke rrënuar tërësisht funksionalitetin e shtetit nga brenda, duke e legjitimuar krijimin e një entiteti të pavarur, dhe me këtë përfundimisht duke e ndarë Kosovën edhe në mënyrë faktike dhe këtë me marrëveshje ndërkombëtare.

F. L