Limaj me porosi për Kurtin para futjes në seancën e Kuvendit

E publikuar: 01/05/2025 10:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Nismas socialdemokrate, Fatmir Limaj është deklaruar para mediave pak para seancës konstituive.

Limaj tha se marrëveshjet politike duhet ndërtuar para votimeve në Kuvend, në mënyrë që të ketë funksionim.

“Siç kam thënë edhe herën e kaluar, konstituimi i kuvendit dhe qeverisë si në të kaluarën dhe gjithmonë vështirë se bëhet pa një marrëveshje politikë të koalicionit që e përcakton dhe e vendosë shumicën parlamentare. Ajo shumicë zgjedhë kryetarin e qeverinë dhe qeverisë me vendin sipas mandatit ligjor të dhënë nga qytetarët e sipas ligjeve e kushtetutës”, tha Limaj.