Kryetari i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj, ka shprehur keqardhjen e tij për ndarjen nga jeta të akademikut dhe historianit shqiptar, Kristo Frashëri.
Limaj thotë se kombi dhe shkenca shqiptare humbi njërin nga personalitetet më të shquara të saj, Kristo Frashërin, akademikun dhe historianin e përmasave kombëtare, njeriun që i dha shumë kombit tonë përmes veprave të tij historike.
“Akademik Frashëri dha një kontribut të jashtëzakonshëm në ndriçimin e historisë sonë kombëtare, po ashtu la vepra për heronjtë dhe personalitetet tona historike që me veprën e tyre e bën krenar kombin tonë. Lavdi për jetën dhe veprën e Akademik Kristo Frashërit”, ka thënë Limaj në faqen e tij në Facebook.