Fatmir Limaj, nga Nisma për Kosovën tha se seanca e sotme është dashur të bëhet shumë vjet më parë, pasi sipas kjo seancë në këtë periudhë po e dëmton shtetin.
Sipas tij, asnjë parlament në botë nuk flet pas vendimit të gjykatës.
“Prej shumë gabimeve që kemi në këtë drejtim dhe në shumë çështje po bëjmë një gabim me vetëdije, e dimë që kjo seancë po i dëmton ata dhe s’po i ndihmon njerëzve”, tha ai.
Ai tha se Qeveria e Kosovës nuk e ka dërguar ndonjë avokat që të mbrojë interesin publik të shtetit dhe të luftës Çlirimtare të Kosovës.
Limaj përmendi masakrën e familjes Deliaj, për të cilën tha se nuk është hetuar dhe dënuar askush