Limaj: Kadri Veseli mundet me shkue n’shpi, i ka shkel tana procedurat

E publikuar: 31/07/2015 23:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryertari i NISMA per Kosoven Fatmir Limaj ka thane se Gjykata Speciale po kthehet ne riprocedim ne Kuvend dhe akteret qe e kane ba kete duhet me marre pergjegjesine.

Ai tha se Kosova me kete veprim ka hape kutine e Pandores.

Limaj ka theksue se Kryesia e Kuvendit ka marre nji vendim tue e shkel ligjin e cila simbas tij ka me i ba dame vendit.

Simbas tij kryetari Kuvendit ka marre vendim kunderligjor tue shkel tana procedurat dhe si i tille ai mundet me shku ne shpi ngase ka marre vendime per interesa te caktueme te njerzve dhe krejt cka ka ba asht jo institucionale madje se ka pyet edhe Komisionin per mandate e imunitetet.

Ai ka theksue se me logjiken normale me veprimet e ketyne njerezve ata duhet me dhane dorheqje ngase kane shkel procedurat, tue shtue se keta njerez funksionojne me logjiken parapolitike, ku para vetes kane gjithcka pervec interesit  te shtetit.

Ai madje ka akuzue koalicionin qeverises tue shtue se ata kane ba gjithcka  dhe presion te deputetet tue i dergue edhe emnat e tyne neper ambasada te vendeve te hueja ne Prishtine.

Kryetari i NISMA’s ka thane se Kosova ka demokraci te brisht dhe si e tille kjo demokraci damtohet lehte, tue shtue se ka nji vit qe asht marre Kosova vetem me Gjykaten Speciale si dhe plot 5 vjet me bisedimet me Serbine.

Limaj ka thane se te gjithe e dine se cka po i bahet Kosoves me keto veprime, tue theksue se nese Specialja te Hanen votohet pikerisht ate dite kane me u hape problemet e medha qe kane me prite Kosoven.

Limaj ka mohue se opozita ka nji skenar per me bllokue Kuvendin tue shtue se ato lajme qe kane qarkullue jane te paverteta.

Ai ka thane se asht koha me u mobilizue kunder kesaj logjike qeverisese.

Limaj ka thane se te Hanen pret vota ma shume kunder Speciales.

Simbas tij me Gjyakten Speciale qytetaret kane me u zhgenjye derisa ai ka thane se te gjithe ata qe kane me votue kane me u turpnue.

Ky Ligj simbas tij ka me damtue sovranitetin e Kosoves por edhe kane me rrenue njerez.

 

Limaj ka thane se nese nji vend ju ka pergjigj drejtesise asht Kosova, kur dihet se ka plote njerez qe jane gjykue e po gjykohen edhe per krime lufte.

 

E sa i perket pergjegjesise ai ka thane se ajo i bjen koalicionit qeverises  qe dihen me emen e mbiemen te cilet me cdo kusht po mundohen me ba gjithcka Speciale ne Kosove.