Limaj: Jemi kundër Serbisë brenda Kosovës, nuk zbrapsemi

E publikuar: 12/12/2015 13:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kreu i Nismës, Fatmir Limaj në manifestimin e opozitës në Gjilan u ka bërë thirrje qytetarëve të Anamoravës që t’i bashkohet opozitës për t’i kundërshtuar marrëveshjet.

“Marrëveshjet nuk kalojnë, sepse nuk mund të kalojnë mbi vullnetin e qytetarëve të Kosovës”, tha Limaj, transmeton Koha.net.
Ai tha se në sheshin që mban emrin e “Agim Ramadanit”, opozita është vetëm kundër shtetit të Serbisë brenda Kosovës dhe kundër askujt pa ndonjë qëllim të keq.

Limaj potencoi kundërshtimin e Marrëveshjes së Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe dhe Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, duke thënë se nuk do të zbrapsen nga qëllimi i tyre, rrëzimit të këtyre marrëveshjeve.