Limaj: Iu kemi shumë borxh grave e nënave shqiptare, do të angazhohemi për të fuqizuar rolin e tyre

E publikuar: 18/01/2025 18:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kreu i NISMA-s, Fatmir LImaj, ka thënë se kombi shqiptar i ka një borxh të madh, nënës, gruas dhe motrës shqiptare, për sakrificat e tyre për edukim, rritjen e shkollimin e brezave të tërë.

Limaj thotë se ato kanë hequr dorë edhe nga ëndrrat e tyre për të përkrahur dhe për të ndërtuar një të ardhme të mirë .

“Ne do të angazhohemi fuqishëm për të fuqizuar rolin e gruas, duke siguruar që zëri i saj të dëgjohet dhe të mbështetet në çdo hap të zhvillimit të Kosovës”, ka shkruar Limaj.

Postimi i plotë:

Gratë në Kosovë mbështesin fuqishëm koalicionin për Kosovën fituese, veçVEPRA!

Kombi shqiptar ka një borxh të madh ndaj nënës, gruas dhe motrës, të cilat, me sakrificat dhe përkushtimin e tyre, kanë bërë gjithçka për të na edukuar, rritur dhe shkolluar. Ato kanë hequr dorë nga ëndrrat e tyre për të na mbështetur ne dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për ne.

Kosova është e fortë kur zonjat tona janë të forta, dhe për mua është një nder të kem këto gra të fuqishme në rrugëtimin tonë të përbashkët. Ne do të angazhohemi fuqishëm për të fuqizuar rolin e gruas, duke siguruar që zëri i saj të dëgjohet dhe të mbështetet në çdo hap të zhvillimit të Kosovës.