Është një realitet i ri politik pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ka thënë Fatmir Limaj, duke shtuar se opozita tashmë është duke biseduar me qytetarët e Kosovës gjithandej për t’i falënderuar për angazhimin e tyre nga peticioni e deri tek hapat e ri që do të ndërmerren.
“Sido që merret vendimi i Gjykatës së Kushtetuese, përfundimi është se Kushtetuta e Kosovës është shkelur me Marrëveshjen e Parimeve”, ka thënë Limaj në Interaktiv të KTV-së. Në pyetjen se a është akt juridik Marrëveshja e Parimeve dhe se a krijon efekt kjo, Limaj ka thënë se edhe rasti i ish-presidentit Pacolli ka qenë shumë periferik por ai ka dhënë dorëheqje menjëherë pas vendimit të Kushtetueses.
Hapi i parë pas vendimit të Kushtetueses, sipas Limajt, është dashur të jetë dorëheqja e Mustafës, transmeton Koha.net.
Gabimet në atë marrëveshje, sipas Limajt, janë skandal sepse ekipit përgatitës ka gabuar në të gjitha pikat e Marrëveshjet e Parimeve, duke mos qenë në koordinim me Kushtetutën.
“Si është e mundur se i gjithë ekipi i Kosovës në bisedime t’i bëj të gjitha ato shkelje, duke e drejtuar kryeministrin në nënshkrimin e asaj marrëveshje. Ku kanë qenë ekspertët dhe a kanë qenë të duhur”, ka potencuar Limaj.
Ai ka kujtuar deklarimet e politikanëve para vendimit të Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se pozita është betuar se marrëveshja është në koordinim me Kushtetutën e Kosovës, kurse opozita gjithandej e ka kundërshtuar atë marrëveshje.
Limaj: E vetmja zgjidhje është që Qeveria të jap dorëheqje
NGA KATEGORIA