Ish komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fatmir Limaj, ka thanë se drejtësia e ka thanë fjalën e saj për të, tue e shpallë të pafajshëm, dhe se akuza e re e ngritun sot ndaj tij për krime lufte përban vetëm përndjekje të tij.
“Për drejtësi e kam krye. Tash asht koha e përndjekjeve”, asht shprehë Limaj, kryetar i partisë Nisma për Kosovën, në nji intervistë për transmetuesin publik.
“Le t’vazhdojnë përndjekjet”, ka thanë Limaj, tue theksue s’asht i brengosun nga akuza e re, e treta ndaj tij, për krime lufte.
I pyetun se nga kush po përndjeket, Limaj ka refuzue me u përgjigjë.
TEMATAKTAKUZADREJTËSIAFATMIR LIMAJGJYQIPERNDJEKJA