Limaj: Do të kthehemi në seancë, të kundërshtojmë me argumente

E publikuar: 26/02/2016 14:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka thënë se deputetët e opozitës do të kthehen në sallën e Kuvendit, për të kundërshtuar zgjedhjen e Thaçit president.

“Do të kthehemi në sallë dhe do të vazhdojmë me argumente ta kundërshtojmë, apo më mirë të themi, të bëjmë përpjekje dhe të shfrytëzojmë këtë derë të fundit për të kundërshtuar zgjedhjen e tij president”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se nëse sot nuk votohet presidenti, vendi shkon në zgjedhje.

“Le ta harrojnë që ai do ta përfundojë mandatin qysh është më së miri, kështu që më mirë sot se më vonë, të shkojmë tek sovrani dhe ai le të vendos”, ka thënë Limaj.